Liga shkollore në futboll të vogël për vitin 2015 e organizuar nga Fondacioni Dauti, e cila zgjati 7 javë radhazi u përmbyll me sukses.

 

Fondacioni DAUTI në kuadër të zhvillimit të platformës së saj të aktiviteteve edukativo-arsimore tradicionalisht realizoi projektin sportiv “Liga shkollore në futboll të vogël”, që ka për qëllim avancimin e sportit, nxitjen e shoqërimit dhe komunikimit tek nxënësit si dhe promovimin e të jetuarit shëndetshëm përmes sportit.

 

Vendi i parë i takoi shkollës fillore ‘Bajram Shabani’ nga Kondova, nga radhët e së cilës doli edhe portieri më i mirë i këtij turneu, Sufjan Ramadani. Vendi i dytë i takoi shkollës fillore ‘Emin Duraku’ nga fsh.Bukoviqi, nga ky ekip u zgjodh golashënuesi më i mirë i këtij turneu, Jusuf Aliu dhe vendi i tretë i takoi shkollës fillore ‘Faik Konica’, nga fsh.Radush.

 

Fondacioni Dauti do të vazhdoj me përkushtim angazhimin e saj në realizimin e projekteve të tilla që për qëllim kanë edukimin, socializmin dhe kultivimin e disiplinës tek të rinjtë.

Kategoritë Eventet Lajme