Më 13 qershor 2015, Fondacioni Dauti realizoi edicionin e fundit të ciklit të ligjëratave në kuadër të projektit “Storje Suksesi”, ku mysafire ishte aktorja e mirënjohur nga Kosova znj.Leze Qena.

 

 Ligjëratën e hapi drejtori i Fondacionit Dauti z.Ilir Idrizi i cili bëri një rezyme të projektit si dhe potencoj leksionet e dala nga ky projekt, ndërsa për hir të 60 vjetëve karrierë në skenë, aktores iu dhurua një buqetë me lule në shenjë mirënjohje nga themeluesi i Fondacionit Dauti z.Xhemail Dauti.

 

Aktorja Leze Qena si personazh i mirënjohur për të gjithë opinionin, një doajenë i skenës shqiptare me tërë ato role të interpretuara medoemos që ngjalli kërshërinë e të pranishmëve pasi që është një shembull i një gruaje të suksesshme dhe me një karrierë të bujshme.

 

Në ligjëratën e sajë znj.Leze Qena ndër të tjera potencoj: “se rëndë është të arrish suksesin por edhe më rëndë është që të njëjtin në kontunuitet ta mbash” gjë të cilën aktorja e ka bërë me sukses.

 

Storje Suksesi si projekt burimor i Fondacionit Dauti do të vazhdoj të implementohet edhe në të ardhmen duke sjellë personalitete të cilat kanë dëshmuar veten në karrierën e tyre e që janë model i suksesit për të rinjtë.

Kategoritë Eventet Lajme