Me rastin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, Fondacioni Dauti në kuadër të platformës së saj të aktiviteteve socio-humanitare, realizoi projektin “Pako ushqimore – Ramazan 2015”.

 

Duke marrë parasysh se gjendemi në muajin e solidaritetit dhe humanitetit ky projekt ka për synim zbutjen e gjendjes së rëndë ekonomike të disa familjeve në vendin tonë duke u mundësuar që sa më lehtë ta kalojnë këtë muaj të shenjtë.

 

Pakot ushqimore të përbëra me artikuj ushqimorë që plotësojnë nevojat elementare të një familje u përgatitën me ndihmën e disa bursistëve të Fondacionit Dauti dhe u shpërndanë në mënyrë të organizuar tek më tepër se 100 familje me status të rënd social që Fondacioni Dauti i ka evidentuar si familje në nevojë.

 

Ky projekt realizohet tani më disa vite me radhë në partneritet me kompanitë donatore pranë Fondacionit Dauti si pjesë e programit “Në ndihmë të atyre në nevojë”- nëpërmjet të cilin Fondacioni Dauti gjatë tërë vitit u del në ndihmë familjeve me status të rëndë social.

Kategoritë Eventet Lajme