Fondacioni Albiz në partneritet me Odën Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP), më 1 Mars në Tetovë  realizuan një takim me njëzet përfaqësues të organizatave joqeveritare nga qyteti, takimi u realizua në hapësirat e Agjensionit  për përkrahje të sipërmarrësisë “ESA”. Gjatë takimit u promovua projekti “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë takimit u bisedua rreth mënyrave të financimit të organizatave joqeveritare dhe mundësitë e reja për mbështetje të aktiviteteve të tyre. Besir Dernjani nga Fondacioni Albiz prezantoi mënyren se si fondacioni gjeneronë mjete financiare nga sektori i biznesit për  realizimin e aktivitetet programore.

Organizatat joqeveritare nga Tetova theksuan se deri më tani bashkëpunimi i tyre me sektorin privat nuk është në nivel të dëshiruar, jo që kanë pasur refuzim nga ana e tyre, por nuk iu është qasur atyre sa duhet edhe pse disa nga ata përmendën bashkëpunim dhe gatishmëri nga sektori privat për mbështetje të aktiviteteve të OJQ-ve. Takime të këtilla do të realizohen edhe në Gostivar, Dibër, Kumanovë dhe Shkup.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve.

IMG-20160301-WA0009

12

Kategoritë Lajme