Më 3 Mars në qytetin e Dibrës në hapësirat e Qendrës për përkrahje të Organizatave Joqeveritare në Dibër u promovua projekti “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa do të implementohet nga Fondacioni Albiz në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP).

Në takimin fillimisht u prezantuan organizatat bartëse të projektit e më pas u dhanë informatat kyçe rreth qëllimeve që synon të arrijë ky projekt, si dhe aktivitetet e parashikuara për të mundësuar këtë. Në vijim u hap një diskutim rreth përvojave të deritanishme të bashkëpunimit të OJQ-ve dhe sektorit të biznesit.

Pjesëmarrësit  shprehën se OJQ-të në Dibër kanë mbetur nën mëshirën e askujt dhe se tek sektori i biznesit ekzistojnë  stereotipe sa i përket aspektit të donacioneve dhe sponzorimeve, prandaj ky projekt është më se i nevojshëm për të ndryshuar gjendjen aktuale te OJQ-ve në Dibër si dhe te fitohet besimi tek sektorit i biznesit.

a

a (2)

a (1)

 

 

Kategoritë Lajme