Më 9 mars, në qytetin e Gostivarit, në hapësirat e Hotel Ignatia, u promovua projekti “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa do të implementohet nga Fondacioni Albiz në partneritet me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP).

Në takimin fillimisht u prezantuan organizatat bartëse të projektit e më pas u dhanë informatat kyçe rreth qëllimeve që synon të arrijë ky projekt, si dhe aktivitetet e parashikuara për të mundësuar këtë. Në vijim u hap një diskutim rreth përvojave të deritanishme të bashkëpunimit të OJQ-ve dhe sektorit të biznesit.

Pjesëmarrësit  shprehën se OJQ-të në Gostivar deri ml tani nuk kanë pasur bashkëpunim të ndërsjellë me sektorin e biznesit dhe se tek sektori i biznesit ekzistojnë  paragjykime sa i përket aspektit të donacioneve dhe sponzorimeve.

Andaj ky projekt është më se i nevojshëm për të ndryshuar gjendjen aktuale te OJQ-ve në Gostivar si dhe të fitohet besimi tek sektorit i biznesit.

20160309_11251020160309_112440 20160309_111146 20160309_111137

Kategoritë Lajme