Kumanovë, 11 Mars 2016

Fondacioni ALBIZ  dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) më 11 Mars në ambientet e  restorantit Grand Remi para OJQ-ve lokale të Kumanovës, promovuan projektin “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Në fillimisht u prezantuan organizatat bartëse të projektit e më pas u dhanë informatat kyçe rreth qëllimeve që synon të arrijë ky projekt, si dhe aktivitetet e parashikuara për të mundësuar këtë. Pas prezantimit vijoi debat i hapur ku OJQ-të ndanë përvojat e tyre në bashkëpunim  me sektorin e biznesit.  OJQ-të shprehën se një bashkëpunim i këtillë i ndërsjellët është shumë i nevojshëm sepse aq sa sektori i biznesit mund të ju ndihmojë shoqatave joqeveritare, njashtu edhe OJQ-të mund të jenë në shërbim të tyre, duke ju sjellë benefite të ndryshme. Ajo që ishte për tu përshëndetur ishin  aktivitetet ekonomike të projektuara nga OJQ-të nga të cilat do të mund të gjenerojnë të ardhura dhe të vetë financohet, por edhe  për realizimin e tyre përkrahja nga ana e bizneseve është e patjetërsueshme.

Andaj edhe qëllimi i projektit është  të punohet në rritjen e bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të OJQ – ve për gjenerimin e të ardhurave dhe përmirësimin e avokimit dhe lobimit.

1 (2) 1 (8)1 (1)

Kategoritë Lajme