Fondacioni Albiz në realizimin e platformës kulturore organizon “Mbrëmje Poetike” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, 21 mars.

Në prag të manifestimit “Mbrëmje Poetike”, Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi ku të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë poetët e rinj nga mosha 15 deri 25 vjeç.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet të i dorëzojnë deri më 17 mars 2016, në postën elektronike të Fondacionit Albiz info@albiz.org.mk .

Juria do të bëj përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen në mbrëmjen poetike, që do të mbahet më 21 mars 2016.

Me këtë rast do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para nga juria e krijuar duke marrë në konsideratë edhe vlerësimin e publikut. Vlera e çmimit të parë është 6000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë, vlera e çmimit të tretë 3000 denarë si dhe vlera e çmimit të publikut është 2.000,00 denarë.

 

Kategoritë Lajme