Me takimin në Shkup më 23 Mars 2016, në ambientet e hotel Arka, ku Fondacioni ALBIZ  dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) prezantuan projektin “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian, u përmbyll faza e parë e projektit.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz  z. Ilir Idrizi dhe drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Fatmir Bytyqi, i prezantuan organizatat e tyre përkatëse e më pas u dhanë informatat kyçe rreth qëllimeve që synon t’i arrijë ky projekt, si dhe aktivitetet e parashikuara të cilat do të ndërmerren në muajt në vijim . Pas prezantimit vijoi debati i hapur ku OJQ-të ndanë përvojat e tyre rreth bashkëpunimit me sektorin e biznesit.  OJQ-të shprehën se një bashkëpunim i këtillë është më se i nevojshëm dhe se një iniciativë e këtillë ka munguar në R. e Maqedonisë, ku prapa një projekti të këtillë qëndron një Odë Ekonomike me 1800 kompani anëtare, si dhe një Fondacion prapa të cilit qëndrojnë 22 kompani donatore. Në debat u hapën shumë pyetje siç janë: Ligji për donacion dhe sponzorim , Ligji për ndërmarrësi sociale, mundësia OJQ-të të merren me aktivitete ekonomike, prej të cilave mund të gjenerojnë të ardhura etj. OJQ-të ishin të kënaqura për arsye se përgjegjësia korporatave sociale tek kompanitë është në rritje e sipër, por se ende kompanitë e tona nuk janë të njoftuara mirë me ligjin për donacion dhe sponsorim dhe  beneficionet  që mund ti kenë duke ndihmuar sektorin civil. Arsyeja për këtë mund të jetë se ata kanë ende aversion  ndaj institucioneve dhe transparencës së OJQ-ve. Të gjithë përfaqësuesit prezent të OJQ-ve u shprehen se ekzistojnë shumë anomali në këto ligje të cilat ndalojnë dhe pengojnë bashkëpunimin në mes këtyre dy sektorëve.

Andaj edhe qëllimi i projektit është që në një tryezë të bashkohen këto dy sektorë dhe të diskutojnë e të njoftohen për mënyrat e bashkëpunimit të cilat do të jenë në shërbim dhe me efekt pozitiv për të dyja palët. Të punohet në rritjen e bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të OJQ – ve për gjenerimin e të ardhurave dhe përmirësimin e avokimit dhe lobimit.

IMG_0264 IMG_0277 IMG_0380 IMG_0287 IMG_0295 IMG_0303 IMG_0284

Kategoritë Lajme