Me mbështetjen e Fondacionit Albiz si donator kryesorë dhe kompanisë EVN-Maqedoni, Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit së bashku me Shoqatën e Pensionistëve nga Saraji bënë hapjen solemne të “Qendrës ditore për persona të moshuar” në Saraj.

Qendra ditore për persona të moshuar e cila gjendet në hapësirat e shkollës “Dituria” në Saraj do të shërbej për socializimin dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme të personave të moshës së tretë nga komuna Saraj si dhe njëherit do të shërbej si qendër e cila do të u mundësoj personave të kësaj grupmoshe vizitë shtëpiake me shërbime të ndryshme mjekësore.

Në hapjen solemne të qendrës fjalë përshëndetëse patën z.Sait Saiti sekretarë gjeneral i Kryqit të Kuq-Maqedoni, themeluesi i Fondacionit Albiz z.Xhemail Dauti, kryetari i Komunës Saraj z.Bekim Murati përfaqësues të EVN-Maqedoni dhe Shoqatës së pensionistëve.

Në fjalën e tij z.Xhemail Dauti potencoi se Fondacioni Albiz në vazhdimësi ka përkrahur iniciativa që kanë të bëjnë me ngritjen e shoqërisë duke realizuar programe dhe aktivitetet për grupmosha të ndryshme andaj edhe kjo iniciativë për qendër ditore për persona të moshuar ka qenë e mirëpritur dhe mbështetur nga Fondacioni Albiz.

Fondacioni Albiz do të vazhdoj të mbështes projekte dhe iniciativa që kanë të bëjnë me ngritjen dhe avancimin e shoqërisë të cilat janë në pajtueshmëri me misioni dhe vizionin e Fondacionit Albiz.

 

DSC_0171 DSC_0191

Kategoritë Lajme