Fondacioni ALBIZ në kuadër të zhvillimit të platformës së saj të aktiviteteve edukativo-arsimore tradicionalisht realizon projektin sportiv “Liga shkollore në futboll të vogël”, që ka për qëllim avancimin e sportit, nxitjen e shoqërimit dhe komunikimit tek nxënësit si dhe promovimin e të jetuarit shëndetshëm përmes sportit.

Për këtë vit shkollor  “Liga shkollore në futboll të vogël” filloi më 20 prill 2016 (e mërkurë) dhe  do të zhvillohen shtatë xhiro ku do garojnë ekipe përfaqësuese nga tetë shkollat qendrore që gravitojnë në Komunën Saraj.

Në këtë garë do të realizohen 28 ndeshje nga te cilat do zgjidhet dhe fituesi i këtij viti. Xhirot do të zhvillohen çdo të mërkure dhe të shtune me orar të njëjtë, për katër javë radhazi.

Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti sportiv është në përputhshmëri me programin e fondacionit ku nëpërmjet organizimit të këtyre aktiviteteve tentojmë të krijojmë mundësi dhe të mbështesim të rinjtë duke kultivuar disiplinë, socializimin dhe kulturën tek të rinjtë.

 

20160420_130649 20160420_130603 20160420_130314 20160420_130214 20160420_130121 20160420_130058 20160420_13001920160420_130728

 

Kategoritë Lajme