Bota ndryshohet nga shembulli i njerëzve, sepse janë ata që librin të cilin dëshirojnë ta lexojnë por ende nuk është shkruar, e shkruajnë vet.  Andaj projekti “ Storie Suksesi”,   mundëson për së afërmi të dëgjohen storiet e suksesit të  personaliteteve  të ndryshëm të cilët me shembullin e tyre kanë arritur të kontribuojnë në shoqëri në forma të ndryshme, ndërsa për rinin ata shembuj bëhen sadopak udhërrëfyes për karrierën e tyre, duke marrë mesazhe dhe këshilla të ndryshme.

Në edicionin e dytë të këtij projekti  Fondacioni Albiz kishte nderin të sjellë  mysafire znj.Gëzime Fejzi, një afariste vizionare dhe mjaft e fuqishme. Ashtu siç  është thënia : Kurrë gratë marrin pjesë në biznes, të gjithë fitojnë – këtë gjë  e vërtetoi znj. Gëzime duke treguar storien e saj. Ajo  vërtetoi se një grua e cila në mënyrën më të mirë të mundshme arrin të drejtoj punët dhe problemet e një shtëpie, është më e afërt për të drejtuar edhe punët e një kompanie apo më gjerë të një shteti.   Znj. Gëzime me arritjet e saja të shumta në sektorin e biznesit   përcolli mjaftë  këshilla dhe mesazhe si : Çdo punë ka rëndësinë e vet të madhe; Çdo shansë duhet të shfrytëzohet dhe të mos nënvlerësohet;  Në punë duhet ndershmëri; Nuk duhet të shohim vetëm sipërfaqësoren e gjërave, por thelbësoren;  Në biznes nuk është vetëm pasuria dhe fama, ajo që e kompleton atë është shpirtërorja etj. Përveç se në sektorin e biznesit kontributi i saj nuk mungon edhe në aspektin shoqëror. Ajo është Kryetare e Forumit të Grave Afaristeve në kuadër të  OEMVP-së,  ku realizon projekte të ndryshme me qëllim të përkrahjes së gruas në këtë drejtim, sepse siç theksoi ajo edhe gratë dijn të bëjnë biznes.  Ky kontribut i saj në shoqëri nuk ka munguar edhe në vitet e mëhershme, ku në Romë , atje edhe ku i ka hapat e para biznesi i saj, formoi Asociacionin e grave afariste shqiptare .

Me storien e znj. Gëzime u pasurua edhe më shumë projekti “Storie Suksesi” , i cili në vazhdimësi plotësohet ashtu siç mysafirët e përzgjedhur nga Fondacioni Albiz kanë privilegjin para një publiku të gjerë të rrëfejnë rrugën që kanë kaluar për të arritur një shkallë mjaftë të lart  të suksesit.

 

7376 7338 7350

Kategoritë Lajme