Promovimi i titujve të botuar nga Konkursi i botimeve për vitin 2016 nga Fondacioni Albiz u realizua më 03 Qershor në hapësirat e Qendrën Informative Kulturore (QIK).

Në këtë manifestim u promovuan katër vepra nga autor të ndryshëm të përzgjedhur nga konkurse i botimeve të Fondacioni Albiz, para audiencës së gjerë të përbërë nga dashamirës të librit , autor, publicist, përfaqësues institucionesh etj.

Të pranishmëve ju uroi mirëseardhje me një fjalim përshëndetës kryetari i Këshillit të Donatorëve pran Fondacionit Albiz z.Nexhat Shaini, ndërsa mbi mbarëvajtjen e konkursit dhe përzgjedhjes së veprave të botuara prezantoi anëtari i Komisionit të botimeve Prof.Dr.Ali Pajaziti, i cili njëkohësisht njoftoi se ky Komision bazohet mbi parimin e profesionalizmit dhe se ekzistojnë kritere të caktuara në bazë të cilave bëhet vlerësimi i veprave.

Veprat të cilat u promovuan në këtë eveniment ishin:

• Menaxhmenti strategjik – nga autori Prof.Dr.Gadaf Rexhepi

• Faleminderit Nëna ime – nga autorja Nertila Pitarka

• Autogoli I lirisë – nga autori Fadil Curri

• Varietete sociolinguistike e të folurit të Gostivarit – nga autorja Miqereme Selmani

Informacione më të detajuara rreth përmbajtjes së veprave, tematikave që shtjellohen, mesazhet të cilat i përcjellin, treguan recensentët e veprave nëpërmjet prezantimeve të tyre.

Nuk munguan as fjalimet përshëndetëse nga ana e vet autorëve të cilët përcollën falënderimet deri tek të gjithë bashkëpunëtorët e tyre, personat e afërt të cilët u kanë dhënë përkrahje të vazhdueshme dhe falënderime deri tek Fondacioni Albiz i cili është promotor në përkrahjen e aktiviteteve të këtilla.

Fondacioni Albiz do të vazhdoj të realizoj veprimtarinë botuese nëpërmjet konkursit publik si çdo vit, me shpresë që nga viti në vit të ngrit tek shoqëria jonë krijimtarinë letrare duke përkrah të gjithë ata të cilët e dëshmojnë veten e tyre në këtë drejtim.

2122   2175

2187

Kategoritë Lajme