Fondacioni Albiz me rastin të muajit të madhërishëm të Ramazanit realizoi projektin “Pako Ushqimore – Ramazani 2016” në kuadër të platformës socio-humanitare.

Në kuadër të këtij aktiviteti është realizuar shpërndarja e 200 pakove me artikuj ushqimore për familjet me status të rëndë social, përmes këtij aktiviteti synohet sensibilizimi dhe solidariteti me kategoritë e veçanta.

Pakot ushqimore të përbëra me artikuj ushqimor që plotësojnë nevojat elementare të një familje janë shpërndarë në mënyrë të organizuar të drejtpërdrejtë në shtëpitë e familjeve të evidentuara si familje me status të rëndë social nga Fondacioni Albiz.

Me këtë rast Fondacioni Albiz shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë donatorët që shprehën
mirëkuptimin social, solidaritetin dhe humanizmin në vepër,duke vënë edhe kësaj
radhe në dukje ndjenjën e sensibilizimit me nevojtarët.

Kategoritë Lajme