POSTERI-SHQIP

Fushatë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit me moton “Ne jemi pjesë e luftës “ e cila realizohet nga Fondacionit Albiz tanimë vite me radhë, edhe këtë vit filloi me aktivitetet në kuadër të kësaj fushate.

Më datën 14,15 dhe 16 Tetor në Qendrën Tregtare City Mall ishte vendosur një stendë ku bursistët e Fondacionit Albiz bën shpërndarjen e fletushkave informative për kalimtarët e rastit. Shpërndarja e fletushkave si aktivitet i parë ka karakter informativ qëllimi i të cilit është që masa më e madhe e shoqërisë sonë, kryesisht gjinia femërore, të informohen për këtë lloj sëmundjeje, si të identifikohen simptomat e para të saja dhe masat preventive për të.

Njëkohësisht qytetarët u njoftuan edhe për aktivitetet në vijim të fushatës. Pas shpërndarjes së fletushkave do të vijoj ligjëratë për kancerin e gjirit nga ana e studenteve të mjekësisë.

Për dallim nga vitet e tjera, këtë radhë përmbyllja e kësaj fushate do të jetë në një mënyrë shumë më të dalluar. Do të organizohet ekspozitë me tematik të luftës, sakrificës, kancerit, nga ana e artistëve të qytetit të Shkupit.

9924 9867 9844 9826 9805

Kategoritë Lajme