Shoqatat joqeveritare, anëtare të platformës joformale, u takuan në trajnimin dy ditorë cili u mbajt në Shkup me 27-28.10.2016 në hotelin New Star.
Ekspertët të cilët e udhëhoqën këtë trajnim diskutuan kryesisht mbi këto tema: mobilizimi i mjeteve nga biznes sektori, avokimi dhe lobimi i mjeteve si dhe komunikimi efektiv. Qëllimi kryesor i trajnimit ishte që 20 OJQ-të prezentë të përfitojnë aftësi nga këto fusha dhe si rezultat nga ky trajnim në të ardhmen ta kenë më të lehtë procesin e mobilizimit të mjeteve për realizimin e projekteve të tyre si dhe të kenë komunikim efektiv për të përcjellë mesazhin e tyre fillimisht ndaj sektorit të biznesit e më pas edhe ndaj publikut më të gjerë, grupet qëllimore etj. Sektori I biznesit dhe sektori joqeveritar kanë karakteristikat e tyre të veçanta por edhe pikat e tyre të përbashkëta siç janë: vlerat, grupet qëllimore, shoqërinë ku veprojnë, andaj edhe ligjëruesit nëpërmjet punës në ekip dhe ushtrimeve të ndryshme shpjeguan se si ne ti kultivojmë këto pika të përbashkëta.
Nevoja e OJQ-ve për të mobilizuar mjete nga sektori i biznesit është e paevitueshme, sepse më këtë mënyrë ata arrijnë deri tek diverzifikimi i burimeve të financimit, ulet rreziku dhe ngritët qëndrueshmëria e tyre.
OJQ-të duhet të kenë strategji sepse strategjia është qasja drejt realizimit të qëllimeve dhe të përcaktojnë se çfarë metoda do të përdorin për të implementuar strategjinë e tyre të komunikimit deri tek donatorët, krijuesit e politikave , publiku më i gjerë etj.
Trajnimi i njëjtë do të mbahet edhe në 3 qytete tjera të kyçura në projektin Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit.
“Asnjëherë mos dysho se një grup i vogël i organizuar nga njerëz lojal mund ta ndryshoj botën, në të vërtet ajo është gjëja e vetme e cila ka ndryshuar botën. ’’



