Komunikimi paraqet art në vete, dhe si një mjet lidhjeje ndër-njerëzore është çelës i suksesit personal dhe profesional.

Fondacioni Albiz duke pas parasysh rëndësin e komunikimit dhe rrjeteve sociale si mjete bashkëkohore për të përcjell dhe artikuluar idetë dhe mendimet tona, për herë të dytë me radhë organizoi trajnimin dy ditorë me temë “Komunikimi publik dhe përdorimi i mediave sociale”.

Këtij trajnimi i parapriu konkurs i hapur ku të gjithë të interesuarit kishin mundësi të aplikojnë duke plotësuar formularin online. Trajnues këtë vit ishin dy profesionist të kësaj fushe z.Nazim Rashidi, profesor i komunikimit dhe gazetar, si dhe z.Krenar Muhidini – ekspert IT-së dhe rrjeteve sociale.

Studentët nga afër patën mundësin të njoftohen me rregullat se si këto dy mjete të fuqishme bashkëkohore të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme, të cilat edhe pse duken të thjeshta në vetvete përmbajnë rregulla dhe dispozita të shumta. Trajnimi vijoi në mënyrë interaktive, me punë ekipore dhe prezantime nga vet pjesëmarrësit, eksperienca e dy ligjëruesve ishte ajo që e plotësoi edhe më shumë këtë trajnim duke dëgjuar praktika reale nga përditshmëria e punës së tyre. Në fund të trajnimit studentët u dekoruan me certifikatë që do të pasurojnë CV e tyre.

Fondacioni Albiz do të vazhdoj të organizoj trajnime të tilla duke ju mundësuar studentëve të jenë më pranë temave aktuale të cilat hasin zhvillim masiv në botë.

IMG_1346 IMG_1351 IMG_1368 PIX_1030

Kategoritë Lajme