Fondacioni Albiz misionin e vetë “për të mirën e shoqërisë” e realizon edhe me përkrahje të projekteve të organizatave si motra për një ndryshim pozitiv në shoqëri.

Një përkrahje e tillë i është dhënë  Kryqit të Kuq të Republikës se Maqedonisë në  themelimin  e Qendrës ditore për persona të moshuar në Saraj e cila qendër tani më një vit kryen funksionin e sajë në mbështetjen, ndihmën dhe socializimin e personave të moshës së tretë

Në kuadër të Konferencë së Donatorëve të organizuar nga Kryqi i Kuq, Fondacioni Albiz u kurorëzua me mirënjohjen “Përkrahës Bronzë”  si shenjë falënderimi për përkrahjen në realizimin e aktiviteteve të Kryqit të Kuq të Republikës së  Maqedonisë.

Bashkëpunimi i Fondacionit Albiz me Kryqin e Kuqë të Republikës së Maqedonisë zhvillohet në shumë sfera me të vetmin qëllim përkrahjen dhe avancimin e shoqërisë ku veprojnë.

?
?

DSC_0242

Kategoritë Lajme