Qëllimi kryesor i këtij Panairi ishte prezantimi i Katalogut të kompanive të Komunës së Sarajit, i cili është përgatitur nga ana e Fondacionit Albiz, si dhe nëpërmjet Panairit kompanitë ti promovojnë produktet e tyre tek qytetarëve dhe ti informojnë ato me shërbimet dhe ofertat e tyre nga afër.
Ky katalog përmban informata bazike për kompanitë të cilat operojnë në këtë Komunë ose kanë origjinë nga kjo komunë, duke promovuar kështu potencialin ekonomik që ka Komuna e Sarajit.
Fjalime kryesore në këtë organizim kishin themeluesi i Fondacionit z.Xhemali Dauti, Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinorë z.Bashkim Ahmeti, kryetari i OEMVP z.Nebi Hoxha si dhe Koordinatori i Projektit z.Rametulla Sefa.
Fondacioni Albiz pretendon që këtë organizim në kudër të Komunës Saraj ta shënoj në manifestim tradicional ku në fund të vitit të mblidhen gjithë së bashku afarist e qytetarë për ti shpallur rezultatet e arritura gjatë vitit dhe për ti kremtuar ato.