Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz me datë  01 prill 2017 filloi realizimin e projektit  “Liga shkollore në futboll të vogël” në kuadër të Shkollës Fillore Dituria – Saraj.

Ky projekt bën pjesë në platformën kulturore-sportive të Fondacionit Albiz  dhe ka për qëllim avancimin e sportit, nxitjen e shoqërimit dhe komunikimit tek nxënësit si dhe promovimin e të jetuarit shëndetshëm përmes sportit.

“Liga shkollore në futboll të vogël” u dedikohet nxënësve të shkollave fillore që gravitojnë në Komunën Saraj, edhe atë nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Në këtë garë do të realizohen 28 ndeshje.  Ndeshjet do të zhvillohen çdo të mërkurë  për shtatë javë radhazi.

Liga shkollore në futboll të vogël mbaron me 10 maj 2017,  ku në këtë ditë mbahet edhe finalja si dhe zgjidhet fituesi për këtë vit.

Kategoritë Lajme