Më 18-19 prill 2017 në Strugë, u organizua punëtoria e parë e Platformës joformale të OJQ për bashkëpunim me sektorin e biznesit, në të cilën nisi shqyrtimi i Strategjisë së OJQ-ve për bashkëpunim me sektorin e biznesit.

Në këtë punëtori morën pjesë 28 pjesëmarrës të organizatave të ndryshme, anëtare të Platformës joformale. Gjatë takimit pjesëmarrësit bënë analizën e kontekstit ku veprojnë organizatat qytetare, si dhe diskutuan rreth problemeve dhe nevojave të tyre. Po ashtu u bë një analizë e anëve të dobëta dhe të fuqishme, si dhe të mundësive dhe rreziqeve.

Në pjesën e dytë të punëtorisë u shqyrtuan qëllimet dhe aktivitetet e Platformës joformale, të cilat do të jenë pjesë e Strategjisë së OJQ-ve për bashkëpunim me sektorin e biznesit. Strategjia e re do t’u mundësojë organizatave qytetare ta shtrojnë rrugën e veprimit të tyre në bashkëpunim me sektorin e biznesit, si të arrijnë deri tek ata dhe t’i planifikojnë aktivitetet e Platformës joformale për periudhën e ardhshme trevjeçare.

Punëtoria është pjesë e projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ përmes bashkëpunimit me sektorin afarist”, të cilin e implementojnë Fondacioni Albiz dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Kategoritë Lajme