Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ në bashkëpunim me Shkollën moderne për prerje dhe qepje” Spens Moderna” hapin kurse për rrobaqepësi FALAS .
Kurset u dedikohen grave nga mosha 25 deri 45 vjeçare të Komunës së Sarajit. Këto kurse organizohen me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre për të siguruar kushte për vetëpunësim.
Ligjëratat do të mbahet me Program me metodologji për punë me kohëzgjatje prej 3 muajve, kryesisht 80 orëve mësimore (25 orë teori-bazat e prerjes dhe 55 orë praktik-qepje), 2 herë në javë, nga 3 orë mësimore prej 60 minutave.
Ligjëratat do të mbahen nga instruktore profesionale.
Pas mbarimit të kursit pjesëmarrëset marrin Diploma (Certifikata) për mbarimin e kursit, e cila më pas mund t’ju ndihmoj të kyçen në ndonjë kompani tekstili, të hapin ndonjë dyqan rrobaqepësie ose të punojnë vet në kushte shtëpiake.
Përparësi do të kenë:
Nënat e vetme
Gratë në familjen e të cilave ka pjesëtar të familjes me
nevoja të posaçme
Gratë nga familjet pa asnjë të ardhur financiare
Të gjithë të interesuarat për të aplikuar për pjesëmarrje në këtë kurs duhet të paraqiten tek zyrat e Fondacionit Albiz në Saraj, Rr. 20 Nr. 97, për të plotësuar formularin për aplikim më së voni deri më 12 Maj 2017.