17 student arritën të zhvillojnë aftësitë e tyre për CV dhe letër motivimi duke u bërë kështu më të gatshëm për tu ballafaquar me tregun e punës. Fondacioni Albiz nëpërmjet realizimit të këtij trajnimi u mundësoi studentëve të mësojnë mënyrat dhe mekanizmat kryesor të një procesi të punës siç janë: CV, Letra e motivimit dhe Intervista.
Trajnues ishte z. Visar Ademi, drejtori i qendrës Karriera ime i cili në mënyrë interaktive diskutoi mbi këto tema:
- Si deri te vendi i lirë i punës
- Forcimi i aftësive për të shkruajtur CV
- Këshilla për Cv të mirë
- Letra e motivimit
- Intervista
Për në fund pjesëmarrësit u dekoruan me Certifikata nga ana e drejtorit ekzekutiv të Fondacionit Albiz z. Ilir Idrizi.
Ky trajnim u realizua me 06-07 Maj 2017 në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë.



