Fondacioni Albiz pasuroi portfolion e tij edhe me 3 libra të botuar nga Konkursi për veprimtari botuese 2017. Promovimi i veprave të botuara u mbajt me 25 Maj në hapësirat e Librarisë së Çarshisë.

Këshilli drejtues pranë Fondacionit Albiz me rekomandime të Komisionit për vlerësimin e botimeve për vitin 2017 vendosi që të botohen këto vepra:

  • “Monografia e shkollës Përparimi” – Prof. Rakip Mazllami
  • “Psikologjia gjyqësore me psikopatologji ” – Prof.Dr.Krste Malanovski
  • “Mos u ndal” – Sejdina Azizi

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz z.Ilir Idrizi u dëshiroi mirëseardhje dashamirësve të librit të cilët ishin prezent, ndërsa z.Baki Bakiu si anëtar i Komisionit për vlerësimin e botimeve mbajti një fjalim të shkurtët mbi mbarëvajtjen e konkursit dhe përzgjedhjes së veprave të botuara

Në këtë manifestim u promovuan  katër vepra nga autorë të ndryshëm të përzgjedhur nga konkurse i botimeve të Fondacioni Albiz, para audiencës së gjerë të përbërë nga dashamirës të librit , autor, publicist, përfaqësues institucionesh etj.

Informacione më të detajuara rreth përmbajtjes së veprave, tematikave që shtjellohen, mesazhet të cilat i përcjellin, treguan recensentët e veprave nëpërmjet prezantimeve të tyre.

Autorët e veprave u shprehën shumë mirënjohës ndaj Fondacionit Albiz si dhe përcollën falënderimet e tyre deri tek të gjithë bashkëpunëtorët e tyre.

 

Kategoritë Lajme