28 studentë të cilët ishin pjesë e “internship” programit u pajisën me certifikata pas realizimit me sukses të punës praktike një mujore.

Programi për internship u realizua nga Fondacioni Albiz në bashkëpunim me kompanitë donatore: Dauti Komerc, Baudom, Adrijus, Frukti Import, Dauti Transportshped, Eftinija Impeks dhe Tempo99 Profili.

Studentët të cilët ishin pjesë e këtij programi patën mundësi që një muaj radhazi të jenë të kyçur në pozicione dhe sektorë të ndryshëm për të marrë njohuri mbi mbarëvajtjen e proceseve administrative, komerciale dhe menaxhuese në këto kompani.

Programi për internship u mundëson studentëve që përveç njohurive teorike të cilat i marrin në universitetet përkatëse të pajisen edhe me njohuri praktike nga sektori real afarist dhe njëherit të aftësohen për ballafaqim me tregun e punës në të ardhmen.

Fondacioni Albiz programin për internship do të vazhdoj ta zhvilloj edhe më tej me kyçjen edhe të kompanive dhe institucione tjera që të u jepet më tepër mundësi studentëve.

Kategoritë Lajme