Sot,  më  14.12.2017, është nisur kontingjenti i ndihmave për në Shqipëri, nga Fondacioni Albiz dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni.

Projekti “Ndihmë për familjet e prekura nga  përmbytjet ne Shqipëri” është iniciativë e afaristëve shqiptarë që ka për qëllim t’iu dale në ndihmë banorëve të regjioneve të prekura  nga përmbytjet natyrore në Shqipëri.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit u bë grumbullimi i donacioneve nga kompanitë donatore si dhe nga OH Kalliri i Mirësisë. Ndihma përbëhej prej produkteve ushqimore, produkte higjienike,  vegla pune  etj.  U shprehim falënderim të gjitha kompanive të cilat kanë dhuruar donacion, që kap vlerën prej 967,242.00 denarë ose 15,727.56 Euro.

Kontingjenti i ndihmave për përmbytjet në Shqipëri i drejtohet Forcave të Armatosur të Republikës së Shqipërisë.

Kategoritë Lajme