Më 22 prill në hapësirat e restorant Er-bi në Saraj u realizua ligjërata me temë “Steriliteti dhe metodat e kurimit”. Tema në aspektin mjekësorë u shtjellua nga mjekja gjinekologe Dr. Rina Latifi Isaki ndërsa për aspektin moral dhe fetarë foli mysafirja teologe z-nja Sumeja Peza.
Para një auditori të përbërë kryesisht nga gjinia femërore u prezantuan anomalitë më të shpeshta dhe mënyrat e kontrollit dhe ekzaminimit si dhe me metodat e fekondimit artificial.
Teologia prezantojë aspektin fetarë dhe moral dhe inkurajo që shërimi duhet të kërkohet dhe i njëjti gjithmonë mundë të gjendet nëse ke besimin e duhur duke ilustruar të njëjtën me shembuj konkret.
Tema në fjalë ndjelli kureshtje tek të pranishmit prandaj nuk munguan edhe pyetjet drejtuar mjekes dhe teologes.
Ligjërata “Steriliteti dhe metodat e kurimit” është pjesë e ciklit të ligjërata dhe punëtorive me karakter edukativ që për synim kanë edukimin dhe emancipimin e gruas në rrethin ku veprojmë.


