Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ në bashkëpunim me Shkollën moderne për prerje dhe qepje ”Spens Moderna” organizojnë kurse falas për rrobaqepësi.
Kursi u dedikohet grave nga mosha 20 deri 45 vjeçare të Komunës së Sarajit. Ky kurs organizohet me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre joformal për të siguruar kushte për vetëpunësim.
Ligjëratat do të mbahen me metodologji për punë në kohëzgjatje prej 3 muajve, kryesisht 80 orëve mësimore (25 orë teori-bazat e prerjes dhe 55 orë praktik-qepje), 2 herë në javë, nga 3 orë mësimore prej 60 minutave. Ligjëratat do të mbahen nga instruktore profesionale.
Pas përfundimit të kursit pjesëmarrëset do të marrin diplomë (Certifikatë) për mbarimin e kursit, e cila më pas mund t’ju ndihmoj të kyçen në ndonjë kompani tekstili, të hapin ndonjë dyqan rrobaqepësie ose të punojnë vetë në kushte shtëpiake.
Përparësi do të kenë:
- Nënat e vetme
- Gratë në familjen e të cilave ka pjesëtar të familjes me nevoja të posaçme
- Gratë nga familjet pa asnjë të ardhur financiare
Të gjithë të interesuarat për të aplikuar për pjesëmarrje në këtë kurs duhet të paraqiten tek zyrat e Fondacionit Albiz në Saraj, Rr. 20 Nr. 97, për të plotësuar formularin për aplikim më së voni deri më 25 Qershor 2018.
