Fondacioni Albiz sot në ambientet e kompanisë Tempo 99, në Shkup, i ndau certifikatat për pjesëmarrje në punë praktike për 33 studentë.
Në kuadër të programit për punë praktike, gjatë muajit korrik, studentët ishin vendosur në gjashtë kompani, donatorë të Fondacionit, të cilët nga afër u njoftuan me procesin e punës. Ata kishin mundësi që përmes praktikës, të mësojnë më tepër rreth asaj që e kanë mësuar në teori gjatë studimeve. Gjatë kësaj periudhe kanë pasur nga një mbikëqyrës të cilët i kanë udhëhequr gjatë gjithë kohës.
Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz, Ilir Idrizi, i përshëndeti të tanishmit dhe mes tjerash tha se kjo është mundësi e mirë për studentët që të mësojnë më shumë rreth punës në kompani, por edhe për ata të cilët kanë lënë përshtypje të mirë, mundësi që të punësohen.
Në emër të kompanive, nikoqire të punës praktike, foli z. Ibrahim Seferi nga kompania Frukt Import dhe z. Hamim Dauti. Gjithashtu të pranishmëve u drejtuan edhe disa nga praktikantët, të cilët shprehën falënderim deri te kompanitë për bashkëpunimin e shprehur.
Në programin për punë praktike morën pjesë 22 studentë nga Maqedonia, të cilët ishin vendosur në kompanitë Frukt Import, Dautib Komerc, EftinijaImpeks, Baudom, Baukop, Tempo 99 dhe Fondacionin Albiz. Ndërsa 11 studentë nga Kosova punën praktike e realizuan në kompaninë Dauti Komerc në Ferizaj.
Pas përfundimit të suksesshëm të punës praktike për pjesëmarrësit do të organizohet edhe një udhëtim një ditorë.