Më 03.10.12, në ambientet e komunës Saraj u mbajt evenimenti i organizuar nga Fondacioni ‘Dauti’ me rastin e promovimit të tre librave: doracaku për mësimin e gjuhës shqipe ‘Të mësojm shqip’ nga prof. Mustafa Ibrahimi, romani ‘Kohë Fluturimesh’ nga Xhelal Jakupi dhe monografia ‘Xhem Gostivarit’ nga Vehbi Rustemi.
Të pranishëm në këtë akt solemn ishin një numër i madh intelektualësh, përfaqësues institucionesh, krijues letrar, veteran të arsimit si dhe figura të njohura nga vendi.
Këtij auditoriumi ju drejtua drejtori i Fondacionit ‘Dauti’, z.Nefail Ademi, i cili përuroj autorët për punën e suksesshme të cilën ata e kanë bërë, me atë që ata u kanë ofruar lexuesëve të përfitojnë njohuri dhe përvoja të reja nga këto vepra me tematika të ndryshme. Ai poashtu shpalosi aktivitetet e realizuara nga Fondacioni  Dauti dhe njëkohisht informojë për një sërë aktivitetesh dhe projekte të cilat do të realizohen në të ardhmen.
Poashtu fjalë përshendetëse kishte edhe kryetari i komunës Saraj, z. Bekim Murati, i cili edhe njëherë potencoj përkrahjen e parezervë të projekteve të këtilla të cilat kontribojnë në ngritjen intelektuale të shoqërisë tonë.
Në këtë promovim autorët e librave mbartën përvojën e tyre dhe arsyen që i ka nxitur të shkruajnë vepra me karakter të këtillë duke krijuar një atmosferë të entuziazmuar artistike që hapi diskutime të ndryshme nga të pranishëmit.
Përkrahja financiare në botimin e këtyre veprave nga ana e Fondacionit  Dauti është në përputhshmëri me programin e fondacionit. Mes tjerash, Fondacioni  Dauti, në programin e vet ka paraparë përkrahjen e botimit të librave, revistave dhe publikimeve të tjera të dobishme dhe të nevojshme për shoqërinë.
Kategoritë Lajme