KURSE PËR RROBAQEPËSI

Fondacioni ALBIZ organizon kurs për rrobaqepësi  FALAS .

Kurset u dedikohen grave nga mosha 20 deri 45 vjet nga komuna të ndryshme të Qytetit të Shkupit. Këto kurse organizohen me qëllim që vajzave dhe grave tu ndihmohet në edukimin e tyre për të siguruar kushte për vetëpunësim.

Ligjëratat do të mbahet me program dhe metodologji për punë me kohëzgjatje prej 2 muajve, kryesisht 80 orë mësimore. Ligjëratat do të mbahen nga instruktore profesionale.

Kursi është i paraparë për të gjitha gratë, mirëpo në qëllim inkurajues përparësi do të kenë:

  • Nënat e vetme
  • Gratë në familjen e të cilave ka pjesëtar të familjes me nevoja të posaçme
  • Gratë nga familjet pa asnjë të ardhur financiare

Secilës pjesëmarrëse në fund të kursit do t’i jepet certifikatë për pjesëmarrje.

Të gjithë të interesuarat për pjesëmarrje në këtë kurs duhet të paraqiten tek zyrat e Fondacionit Albiz në Saraj, Rr. 20 Nr. 97, për të plotësuar formularin për aplikim më së voni deri më 10.09.2022

Klikoni këtu për të aplikuar online 

 

Kategoritë Lajme