Fondacioni Albiz hap mundësi dhe perspektiva për studentët e Maqedonisë duke ofruar program për interniship studentore (punë praktikë për student) në hapësirat e kompanive donatore të Fondacionit Albiz për aplikuesit nga të gjithë universitetet publike dhe ato private.
 
 
Studentët për të aplikuar duhet t’i përmbushin kriteret në vijim:
 
1. Të jenë studentë të rregullt;
2. Të jenë studentë të vitit të dytë, tretë dhe të katërt
 
 
Fakultetet që do të kenë përparësi ne këtë konkurs janë:
 
• Të gjitha drejtimet nga Fakultetet Ekonomike;
• Fakulteti i Drejtësisë;
• Fakulteti i Teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit;
• Fakulteti i Shkencave kompjuterike;
• Fakulteti i Makinerisë;
• Fakulteti i Administrimit të Biznesit;
 
 
MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT 
 
Kliko në linkun në vijim, plotësoni formularin me të dhënat tuaja.
 
 
 
Kompensimi financiar për mbulimin e shpenzimeve për udhëtim dhe ushqim përcaktohet nga Fondacioni Albiz dhe do t’u transferohet studentëve në xhirollogarite e tyre.
 
 
Aplikimet bëhen në afatin vijues :
 
• prej 03.07.2023 (e hënë) deri më 10.07.2023 (e hënë) deri në ora 15:00 
Kategoritë Lajme