Në Teatrin Kombëtar Shqipëtar më 15.02.2013 u mbajt manifestimi me rastin e ndarjes të bursave për nxënës dhe studentë për vitin akademik 2012/2013. është viti i dytë që Fondacioni Dauti ndan bursa dhe për këtë vit numri i bursave shënon rrije duke arritur në 140 bursa gjithsej, prej të cilave 65 bursa për nxënës , 65 bursa për studentë dhe 10 bursa të dedikuara për nxënës dhe student me nevoja të veçanta. Këtë vit projektin në fjalë e përkrahën edhe disa kompani të suksesshme të vendit, siç janë: Frukt Import, Adrijus, Alma-M, Izvor, Princ Enterprise, Rozen Center dhe Uniqa. Të pranishëm në këtë eveniment ishin një numër i madh i afaristëve, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të sektorit civil, profesor, drejtor të shkollave etj.
Këtij auditoriumi ju drejtua drejtori gjeneral i kompanisë Dauti Komerc, z.Xhemail Dauti dhe njëherit dhe themelues i Fondacionit DAUTI, i cili theksoi se biznesi duhet të fokusohet në stimulimin e talentëve të rinj. Ai më tej shtoi se është obligim i çdo biznesmeni që të ofroj mundësi të shkollohen dhe njëherit falënderoi të gjithë donatorët që e përkrahën këtë projekt të Fondacionit DAUTI. Sokol Zeqiri, drejtori i Fondacionit DAUTI, shpalosi aktivitete e realizuara nga Fondacioni DAUTI dhe njëkohësisht informoi për një sërë aktivitetesh dhe projekte që do të realizohen në të ardhmen. Fjalë përshëndetëse kishte edhe zv.ministri i Arsimit z. Safet Neziri, se ky hap i cili mirret nga kompania Dauti Komerc gjegjësisht nga Fondacioni DAUTI është një motivim për prindërit, arsimtarët poashtu edhe për sektorin e biznesit që edhe të tjerët të ndihmojnë dhe të përfshihen në këtë projekt fisnik.
Kategoritë Lajme