Sot, në Teatrin Shqiptar në Shkup, u realizua edicioni i radhës së “Storje Suksesi”. Në prani të një numri të madh të studentëve, bursistë të Fondacionit Albiz, donatorëve të fondacionit dhe mysafirëve të tjerë, na u prezantua me storjen e tij gazetari i mirënjohur shqiptar Marin Mema.
Marini i inkurajoji të gjithë të pranishmit ti ndjekin ëndrrat e tyre profesionale dhe mos të dorëzohen nga vështirësitë që i hasin gjatë rrugës drejt suksesit.
Projekti “Storje Suksesi” ka për qëllim që studentët, bursistë të Fondacionit, të njoftohen nga afër me jetën dhe të arriturat e personaliteteve të ndryshme, të cilët veprojnë në fusha të ndryshme si biznesi, shkenca, kultura, shëndetësia, sporti e tjera. Përvoja e tyre profesionale dhe jetësore të jetë shtytës dhe motiv për të rinjtë që të ndjekin rrugën e tyre dhe nesër të jenë shembull për gjeneratat e ardhshme.

Kategoritë Eventet