Projekti “Storje Suksesi” ka për qëllim që studentët, bursistë të Fondacionit, të njoftohen nga afër me jetën dhe të arriturat e personaliteteve të ndryshme, të cilët veprojnë në fusha të ndryshme si biznesi, shkenca, kultura, shëndetësia, sporti e tjera. Përvoja e tyre profesionale dhe jetësore të jetë shtytës dhe motiv për të rinjtë që të ndjekin rrugën e tyre dhe nesër të jenë shembull për gjeneratat e ardhshme.
“Storje suksesi” është një prej projekteve që Fondacioni Albiz i realizon në kuadër të programit edukativo-arsimor.
Mysafir i radhës i këtij edicioni të Storje Suksesi është Marin Mema, personalitet që ka dëshmuar veten me rolin e tij si gazetar investigativ.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë.
Ju mirëpresim!
 
Vendi: Teatri Shqiptar – Shkup
Data: 23.12.2022 (E Premte)
Ora: 14.00
Kategoritë Lajme