Të folurit në publik, sfidë për të rinjtë
Me datë 10-11 dhjetor në hapësirat e Fondacionit për zhvillim të arsimit dhe kulturës Albiz, u organizua trajnim me temën “Komunikimi dhe të folurit në publik” nga trajnuesi Leonard Kaja. Në këtë trajnim morën pjesë të rinj të cilët shprehën dëshirë të fitojnë njohuri të reja nga kjo fushë.
Pjesëmarrësit gjatë trajnimit u njoftuan me atë se çfarë është komunikimi verbal/jo verbal, cila është frika nga gabimet dhe glosofobia, si dhe prezantimi në publik.
Fondacioni Albiz do të angazhohet gjithmonë për të krijuar mundësi për të rinjtë!.

Kategoritë Lajme