Fondacioni DAUTI gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit është fokusuar në zhvillimin e aktiviteteve të saj për realizimin e platformës së projekteve të karakterit social dhe humanitar. Ramazani është muaj në të cilin solidariteti, humaniteti janë dukuri të cilat manifestohen gjatë këtij muaji të shenjtë.

 

Ky muaj është promotor i aktiviteteve të ndryshme shoqërore, të organizuara nga shumë shoqëri fetare, humanitare dhe edukative. Si rrjedhoj e kësaj Fondacioni DAUTI  me synim te realizimit te programit  “Në ndihmë të atyre në nevojë” duke iu ndihmuar familjeve me status të rëndë financiar shpërndau 85 pako me produkte ushqimore.

 

Ky akcion humanitar u realizua në fillim të muajit të Ramazanit ku shpërndarja e pakove ushqimore u bë në komunën e Sarajit në fshatrat për rreth (Krushopek,Gërçec, Saraj,  Shishovë, Kondovë, Kopanicë, Svillare, Bojanë, Rashçe, Llaskarcë, Bukoviq),  në komunën e Çairit ku përfshiu lagjen Dizhon, Fushë Topanë, Gazibabë, Serovë si dhe në fshatin Haraçinë, Inxhikove, Hasanbeg, Studeniçan, Nerez, Orllance, komunen e Karposhit si dhe qytetet Gostivar dhe Veles. Pakot ushqimore u  përgatitën nga ana e stafit të Fondacionit Dauti, në hapësirat e kompanisë Dauti Komerc, duke shfytëzuar edhe ndihmën profesionale të personelit të kompanisë në fjalë dhe zgjati 2 ditë.

 

Ky akcion poashtu tregon dhe njëherit nivelin e lartë të përgjegjesisë shoqërore korporative si dhe partneritetin e denjë në përkrahje të misionit të cilin e mbart Fondacioni Dauti.

 

Dauti Komerc, Adrijus, Frukt Import dhe Via Komerc janë kompanitë të cilët i kanë dhënë një mbështetje të fuqishme realizimit të këtij akcion humanitar për zbutjen e gjendjes së rëndë sociale ekonomike familjeve ne nevojë.

Kategoritë Lajme