Fondacioni Dauti në bashkëpunim me Unionin Studentor Shqiptar organizuan një ligjeratë me temën “Informohu për Kancerin e Gjirit ” ligjeratë e cila kishte  për qëllim ngritjen e vetëdijes së grave për shkaqet, parandalimin dhe shërimin e kancerit të gjirit.

 

Pjesëmarrësit në këtë ligjeratë u  informuan për  këtë sëmundje dhe rëndesinë e diagnostikimit në fazat e hershme në mënyrë që të parandalohet vdekja nga ky tumor. Si pasojë e asaj që në vit jane 500 gra te cilat diagnostikohen nga sëmundja e kancerit, ligjerata të tilla senzibilizuese mund të minimizojnë rrezikun nga kjo sëmundje.

 

Në këtë ligjeratë morrën  pjesë gratë e moshave të ndryshme të cilat do kishin  mundësi të informohen si dhe të shtrojnë pyetje. Gjithashtu u bë  ndarja e broshurave  të karakterit informativ dhe përkrahës për personat e prekur nga sëmundja e kancerit të gjirit.

 

Ligjerata  u mbajt  me 10 Shtator (E Martë) në Qendrën Arsimore Elita, me fillim në ora 17:30.

 

 Ligjerata ishtet e udhehequr  nga Dr.Adelina Qerimi –  patologe  si dhe stundentet Elmedina Asani, studente në vitin e 5 në Fakultetin e Mjeksis në Shkup si dhe  Rejhan Bajrami studente e vitit të 3 në Fakultetin e Mjeksis, USHT  njëherit dhe bursiste të Fondacionit Dauti.

 

 Për organizimin dhe realizmin e kësaj ligjerate u përkujdesën bursistet e Fondacionit Dauti si dhe antarë të Unionit Studentor Shqiptar.

 

 Fondacioni Dauti paralajmron se kjo është vetëm një pikë nisje e asaj që do të vazhdon më tutje në organizimin e ligjeratave të tilla senzibilizuese edhe në komunat dhe qytetet tjera me qëllim të vetëdijesimit të popullatës dhe parandalimin e njërës ndër epidemit më të mëdha të shekullit XXI, kancerit të gjirit.

Kategoritë Lajme