Në përpjekje për të u dalë në ndihmë emigrantëve nga Lindja e Mesme, Fondacioni Dauti në bashkëpunim me Sh.E.Vllaznia nga Kumanova realizuan shpërndarjen e disa pakove për emigrantet në stacionin hekurudhor në Tabanoc.
Në mëngjesin e sotëm erdhën afër 700 persona, burra, gra, fëmije e pleq. Fale përkrahjes së parezervë të kompanive donatore pranë Fondacionit Dauti, emigrantëve iu shpërndan pako të cilat përmbanin bukë, ujë, kroasana, peshq të konservuar, biskota dhe produkte te tjera.