Konkurs letrar “Mbrëmje Poetike”

Fondacioni Albiz shpall konkurs letrar për poezi në kuadër të manifestimit “Mbrëmje poetike”.

Kushtet për aplikim:

  • Mosha prej 15 deri 29 vjet.
  • Poezitë që konkurrojnë duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj. Çdo plagjiaturë do të s’kualifikohet.
  • Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një poezi.

Juria do ta bëjë përzgjedhjen e poezive të cilat do të prezantohen gjatë mbrëmjes poetike.

Çdo konkurrues, nëse është një nga të përzgjedhurit duhet të jetë i pranishëm në mbrëmjen poetike.

Me këtë rast, do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para, prej të cilëve 3 (tre) nga juria dhe çmimi i publikut për interpretim më të mirë.

Vlera e çmimit të parë është 5.000 denarë, e çmimit të dytë 4000 denarë, vlera e çmimit të tretë 3.000 denarë, si dhe vlera e çmimit të publikut është 3.000,00 denarë.

Të interesuarit për pjesëmarrje punimet e tyre duhet t’i dërgojnë deri më 30 prill 2024, përmes formularit në vazhdim: https://forms.gle/AVem2EQVYvuD171d7