Me 24.10.13 filloi Liga shkollore në futboll të vogël në komunën Saraj. Ky është viti i dytë që Fondacioni DAUTI në bashkëpunim me ‘Lidhjen Komunale të Sportit shkollor’ realizojnë këtë ligë shkollore. Ky aktivitete do zgjasë tre muaj ku do të garojnë ekipet përfaqësuese nga shtatë shkollat fillore të komunës Saraj.

 

Në këtë garim do të realizohen 32 ndeshje nga te cilat do zgjidhet dhe fituesi i ketij viti, që më pastaj do garon në ligën e qytetit të Shkupit.

 

 Qëllimi i organizimit të këtij evenimenti sportiv është në përputhshmëri me prorgamin e fondacionit ku nëpërmjet organizimit të këtyre aktiviteteve ne tentojm të krijojm mundësi dhe të mbështesim të rinjët.

 

Nëpërmjet organizimeve të këtilla sportive tentojm që të kultivojm disiplinë, socializim dhe kulturë tek të rinjët.

Kategoritë Lajme