Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz dhe Fondacioni CREATE, sot në Shkup, nënshkruan marrëveshje partneriteti për implementimin e projektit “The European Union, Innovation & Media Partnership for Action, Collaboration and Transformation in the Western Balkans”.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është që Organizatat joqeveritare (OJQ), sipërmarrësit e rinj dhe inovatorët social të bashkëpunojnë për t’i përdorur mjetet e reja të medias në mënyrë më efektive, që të krijojnë vende të reja pune dhe për t’i promovuar çështjet reformuese socio-ekonomike në Ballkanin Perëndimor.
Projekti synon ta zvogëlojë papunësinë e të rinjve duke transferuar ekspertizën në sipërmarrësi, inovacionet sociale dhe rrjetëzimin tek të rinjtë nga rajoni, për të nxitur një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm ekonomik në mesin e të rinjve.
Projekti do të implementohet në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi në periudhën prill 2018 – prill 2021.


