Fondacioni Albiz edhe sivjet me rastin e muajit të shenjt të Ramazanit organizoi shpërndarjen e 120 pakove ushqimore për familjet me status të rëndë social.
 
Në prag të muajit të Ramazanit u shpërndanë pako me artikuj ushqimor për familjet nga fshatrat Saraj, Gërçec, Krushopek, Semenishtë, Çajlanë, Bukoviq, Bojanë, Kopanicë, Rashçe, Svillare, Kondovë si dhe në Hasan Beg, Haraçinë dhe Çair.
 
Projekti synon sensibilizimin dhe solidaritetin me këtë grup në nevojë në shoqëri. Shpërndarja është organizuar nga ana e Fondacionit Albiz, një pjesë me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve si dhe përmes shoqatave partnere.
 
Me këtë rast Fondacioni Albiz u shpreh mirënjohje të thellë të gjithë donatorëve për solidaritetin e shprehur.
Kategoritë Lajme