Fondacioni ALBIZ i publikon rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave për nxënës dhe studentë për vitin shkollor/akademik 2016/2017, ku do të ndahen 40 bursa për nxënës të shkollave të mesme dhe 160 bursa për studentë.

Pas shqyrtimit të të gjitha aplikimeve Fondacioni ALBIZ i informon të gjithë nxënësit se në konkursin bursa për nxënës të shkollave të mesme kanë fituar nxënësit e renditur  nga numri rendor  1 deri 40. Ndërsa në konkursin bursa për studentë kanë fituar studentët e renditur nga numri rendor  1 deri 160.

Kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës që nga dita e shpalljes të rezultateve deri më 16.12.16 (e premte)  duhet të hapin xhirollogari në Sparkasse Bank.

Fituesit do të njoftohen nga Fondacioni ALBIZ rreth ditës dhe kohës së nënshkrimit të marrëveshjes.

Studentët/nxënësit me vete në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes duhet ti kenë këto dokumente:

  1. Dokument identifikimi
  2. Kopje të xhirollogarisë nga Sparkasse Bank
  3. Fituesit duhet të jenë prezent në datën në të cilën janë përcaktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, në të kundërtën humbin të drejtën e bursës.

Studentët/nxënësit të cilët do të fitojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër, do t’ju merret e drejta e bursës nga Fondacioni ALBIZ siç është paralajmëruar në konkurs.

Për listën e fituesve në konkursin për nxënës klikoni këtu

Për listën e fituesve në konkursin për studentë klikoni këtu

Kategoritë Lajme