Qëllimi kryesor i këtij  Panairi ishte prezantimi i Katalogut të kompanive të Komunës së Sarajit, i cili është përgatitur nga ana e Fondacionit Albiz,  si dhe nëpërmjet  Panairit kompanitë ti promovojnë produktet e tyre tek qytetarëve  dhe ti informojnë ato me shërbimet dhe ofertat e tyre nga afër.

Ky katalog përmban informata bazike për kompanitë të cilat operojnë në këtë Komunë ose kanë origjinë nga kjo komunë, duke promovuar kështu potencialin ekonomik  që ka Komuna e Sarajit.

Fjalime kryesore në këtë organizim  kishin themeluesi i Fondacionit z.Xhemali Dauti, Ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinorë z.Bashkim Ahmeti,  kryetari i OEMVP z.Nebi Hoxha si dhe Koordinatori i Projektit z.Rametulla Sefa.

Fondacioni Albiz  pretendon që këtë organizim në kudër të Komunës Saraj ta shënoj  në manifestim tradicional ku në fund të vitit të mblidhen gjithë së bashku afarist e qytetarë për ti shpallur rezultatet e arritura gjatë vitit dhe për ti kremtuar ato.

Kategoritë Lajme