Më 22 Tetor në hapësirat e Librarisë së Çarshisë u organizua ligjëratë në kuadër të fushatës kundër kancerit të gjirit me moton ‘’Ne jemi pjesë e luftës’’. Ligjërata si pjesë e aktiviteteve në kuadër të fushatës kishte për qëllim në mënyrë të drejtpërdrejt të njoftoj opinionin e gjer për këtë lloj sëmundjeje, pasojat e saj si dhe mënyrat se si mund të parandalohet ajo.
Mbresëlënëse ishte pjesëmarrja e një numri të madh të vajzave dhe grave në këtë ligjëratë, e cila gjë dëshmon ngritjen e vetëdijes tek ne si shoqëri për tu përkujdesur për shëndetin tonë. Dr.Elmedina Asani dhe studentja e mjekësisë Rejhan Bajrami ishin ligjëruese, të cilat në mënyrën më të mirë të mundshme prezantuan para të pranishmëve një ndër sëmundjet më të prekshme për gjininë femërore. Ligjërata u realizua në mënyrë interaktive, ku pyetjet e ndryshme nga ana e publikut i bën ligjërueset të ndihen se ia kanë arritur qëllimin e ligjëratës.
Në javën në vijim do të organizohet edhe aktiviteti i fundit i fushatës – ekspozita, e realizuar nga ana e artistëve të qytetit të Shkupit.