Konkursi për veprimtarinë botuese është pjesë e platformës kulturore e Fondacionit Albiz, ku i nxitë të gjithë autorët (me theks të veçantë autorëve të ri) të konkurrojnë me punimet e tyre, me qëllim që të rritet fondi i librave dhe t’u jepet mbështetje autorëve.

Fondacioni Albiz e shpall konkursin për veprimtari botuese, e cila shënon 5 vjet nga themelimi i kësaj veprimtarie.

Konkursi për veprimtarinë botuese për vitin 2018  shpallet më 07 Dhjetor, 2017 i cili do të jetë i hapur deri më 28 Shkurt, 2018 të drejtë aplikimi kanë të gjithë autorët me tekste autoriale të gatshme për botim nga fushat në vijim:

-Veprat nga krijimtaria letrare, gjuhësore, kulturore  dhe  historike;

-Përkthime të veprave  kulmore  nga gjuhë të huaja;

-Studime Ekonomike, Sociale dhe Humane;

-Hulumtime për Teknologji të komunikimit dhe Informacionit;

Për informacione më të hollësishme mbi konkursin klikoni ne linqet me poshtë

>> Shkarko: KONKURSIN – PËR VEPRIMTARINË BOTUESE PËR VITIN 2018 <<

>> Shkarko: FORMULARIN E APLIKIMIT <<

Kategoritë Lajme