Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës ALBIZ  shpall

K O N K U R S

Për ndarjen e 10 çmimeve për studentë të diplomuar gjatë vitit 2023

I. MËNYRA E APLIKIMIT

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët të cilët kanë mbaruar ciklin e parë (studime deri diplomike) në ndonjë prej universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Universitetin e Evropës Juglindore, si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, në ndonjë prej fakulteteve në vijim:

  • Fakulteti Arkitekturës;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
  • Fakulteti i Makinerisë ;
  • Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë;
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore;
  • Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik;
  • Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative;
  • Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike;
  • Fakulteti Farmaceutik;
  • Fakulteti i Shkencave të zbatuara;
  • Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore;
  • Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe të Ushqyerit;

II. KRITERIUMET PËR APLIKIM

  1. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  2. Nota mesatare e diplomimit të jetë mbi 9,0.
  3. Të kenë diplomuar gjatë periudhës janar-dhjetor 2023

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KONKURSIN E BURSAVE

  1. Formulari për aplikim – plotësohet online
  2. Vërtetim për mbarimin e ciklit të parë të studimeve ose diplomë
  3. Kopje e ndonjë dokumenti identifikues (letërnjoftim, pasaportë).

IV. VLERA E ÇMIMIT DHE MËNYRA E REALIZIMIT

Vlera e çmimit është 61.500,00 denarë.

Pagesa e çmimit është e njëhershme.

V. VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Aplikimi për konkursin për çmimit bëhet online në linkun që vijon: https://forms.gle/i8DX1FdZXRzYT6Vp8

Aplikimet bëhen në afatin vijues :

prej 15.01.2024 (e hënë) deri më 31.01.2024 (e mërkurë)

Kandidatët gjatë aplikimit online duhet te bashkëngjitin edhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Shpallja e rezultateve do të bëhet pranë zyrës së Fondacionit Albiz, në ueb faqen zyrtare

www.albiz.org.mk si dhe në www.facebook.com/albizfoundation.

Për informata më  të hollësishme mund të na kontaktoni në  tel. 02 2057 632 ose në e-mail: info@albiz.org.mk, nga ora 08:00-16:00.

>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin – 10 Çmime per studente<<

 

Kategoritë Lajme