Fondacioni Albiz misionin e vetë “për të mirën e shoqërisë” e realizon edhe me përkrahje të projekteve të organizatave si motra për një ndryshim pozitiv në shoqëri.
Një përkrahje e tillë i është dhënë Kryqit të Kuq të Republikës se Maqedonisë në themelimin e Qendrës ditore për persona të moshuar në Saraj e cila qendër tani më një vit kryen funksionin e sajë në mbështetjen, ndihmën dhe socializimin e personave të moshës së tretë
Në kuadër të Konferencë së Donatorëve të organizuar nga Kryqi i Kuq, Fondacioni Albiz u kurorëzua me mirënjohjen “Përkrahës Bronzë” si shenjë falënderimi për përkrahjen në realizimin e aktiviteteve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë.
Bashkëpunimi i Fondacionit Albiz me Kryqin e Kuqë të Republikës së Maqedonisë zhvillohet në shumë sfera me të vetmin qëllim përkrahjen dhe avancimin e shoqërisë ku veprojnë.

