Me moton “5 vjet me ju! Në të mirën e shoqërisë” u shënuar 5 vjetori i themelimit të Fondacionit Dauti. Në këtë manifestim u shfaqen të arriturat e Fondacionit Dauti dhe projektet e realizuara gjatë këtyre 5 viteve, si dhe në mënyrë solemne u ndanë bursat për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Fondacioni Dauti në këtë jubile u transformua në Fondacionin Albiz. Themeluesi i Fondacionit Dauti, Xhemail Dauti gjatë fjalimit tij prezantoi ndryshime të mëdha brenda fondacionit i cili tha se do të bazohen mbi principet e legalitetit dhe lojalitetit. “Me ndryshimet e reja do ti japim një vizion më të gjerë këtij fondacioni sepse të gjithë së bashku jemi më të fuqishëm. Me  ndryshimet statutare që i kemi bërë, themelues të fondacionit nuk janë vetëm pronarët e kompanisë Dauti Komerc, por janë të gjithë donatorët. Në një organizimi korporativ më të gjerë do të kemi më shumë mundësi ti realizojmë idetë filantropike dhe prej këtij momenti emri Fondacioni Dauti shkon në histori dhe fondacioni transformohet në Fondacioni Albiz tha z. Xhemail Dauti.

Fondacioni Dauti për këtë 5 vjetorë të funksionimit, ndau mirënjohje për personalitetet dhe institucionet të cilët dhanë kontribut në realizimin e projekteve dhe aktivitete të realizuara.

Në këtë jubile gjithashtu u ndanë bursat për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme për vitin shkollor dhe akademik 2015/16 për gjeneratën e pestë të bursistëve. Përmes programit Bursa për nxënës dhe studentë, fitues të bursave për vitin akademik dhe shkollor 2015/16 ishin 40 nxënës të shkollave të mesme dhe 120 studentë të përzgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Dauti z.Ilir Idrizi tha se ky jubile simbolizon pjekurinë institucionale të fondacionit. Për fondacionin është privilegj që 5 vite me radhë janë ndarë 700 bursa për nxënës dhe studentë. Fondacioni do të jetë përkrahës i denjë edhe më tutje i këtyre vlerave që kanë karakter filantropik.

Në këtë manifestim morën pjesë ministri i drejtësisë z.Adnan Jashari, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni z.Fatos Reka, përfaqësues të korit diplomatik në vend, të institucioneve shtetërore, sektori civil, nxënës dhe student.

Kategoritë Lajme